Rikthehen “jelekë verdhët”, policia franceze arreston mbi 250 protestues

Nga Exit News
Rikthehen “jelekë verdhët”, policia franceze arreston mbi 250 protestues

Policia franceze arrestoi më shumë se 250 protestues dhe hodhi gaz lotsjellës në Paris, të shtunën (12 shtator), gjatë përplasjes me protestuesit “jelekë verdhë” që kërkuan të ringjallnin një lëvizje anti-qeveritare kundër masave shtrënguese të Covid19, raportoi Reuters.

Në mesditën e së shtunës, qindra protestues të ndarë në dy grupe marshuan në Paris.

Një grup e mbylli marshimin pa asnjë aksident. Ndërsa grupi tjetër u përplas me policinë sepse u larguan nga trajektorja e lejuar nga policia dhe filluan të digjnin kazanët e plehrave dhe një makinë.

Disa nga protestuesit kishin veshur rroba të zeza dhe mbanin në dorë flamuj të lëvizjes fashiste. Policia në mënyrë të vazhdueshme përdori gaz lotsjellës drejt protestueve, përpara e t’i shpërndante ata me dhunë.

Policia po patrullon në rrugët kryesore të Parisit, aty ku shumë protestues dëmtuan dyqanet gjatë protestës së sotme. Protesta po ndodh në një kohë kur në Francë u regjistruan më shumë se 10 mijë të infektuar të rinj.

Policia i bëri thirrje edhe protestuesve të respektonin masat kundër Covid19, dhe të mbanin maska.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>