
Në 9 qytetet të Mbretërisë së Bashkuar u rivendos karantina pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, të enjten në darkë.
Sipas rregullave të reja të karantinës, në këto qytetet është e paligjshme të takohesh me persona me të cilët nuk jeton në një shtëpi, brenda në banesë ose në oborrin e banesës.
Personat që e shkelin këtë rregull do të gjobiten me 100 paund.
Lejohet takimi në grup me 6 persona, jo të së njëjtës familje në hapësirat publike. Ndërkohë, restorantet, baret, pabet do të qendrojnë të hapura por ndalohet ndërveprimi social brenda tyre.
Për festën e Kurban Bajramit, xhamitë do ët qendrojnë të hapura. Besimtartë duhet të ruajnë distancën prej 2 metra, ose 1 metër nëse mbajnë maskë. Nuk lejohen festimet me më shumë se 6 persona të familjeve të ndryshme as në banesë dhe as në oborrin e shtëpisë.
Banorët mund të shkojnë në punë dhe të lëvizin lirisht por nuk duhet të takohen me persona që nuk janë të familjes së tyre.