Rikthimi i karantinës, Bardhi: Të shkarkohet Manastirliu dhe drejtori i QSUT

Nga Exit News
Rikthimi i karantinës, Bardhi: Të shkarkohet Manastirliu dhe drejtori i QSUT

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar shkarkimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit të Qendrës Spitalore nënë Tereza.

I pyetur në ‘Mbrëmje në ABC’ mbi mundësinë e rikthimit të karantinës, ai tha se kryeministri është ende borxhli ndaj qytetarëve për mbylljen e parë.

“Situata në QSUT është shqetësim real dhe përgjegjëse është qeveria. Qeveria  ka detyrimin t’i pajisë mjekët me mjete mbrojtëse. Nëse ti si qeveri je e paaftë t’i mbrosh mjekët, kurseju sulmet.

Kryeministri në vend që të dalë e të flasë për situatë të rënduar duhet të shkarkonte ministren e shëndetësisë dhe drejtorin e QSUT. Vatrat më të mëdha janë QSUT dhe Sanatoriumi.” – tha Bardhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>