Rikualifikimi urban i Durrësit — Në kërcënim trashëgimia e lashtësisë

Nga Vincent Van Gerven Oei
Rikualifikimi urban i Durrësit — Në kërcënim trashëgimia e lashtësisë

Që prej muajit nëntor të viti 2016, Bashkia Durrës ka filluar zbatimin e projektit të rikualifikimit urban “ Sheshi Veliera”, ngjitur me shëtitoren buzë detit dhe Torrën Veneciane. Në qendër të projektit është një velë gjigante betoni me sipërfaqe prej 200 metra katrorë.

Ashtu si rindërtimi i Sheshit Skënderbej në Tiranë, ky projekt kishte filluar përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor nga Këshilli Bashkiak. Projekti do të kushtojë rreth 18.3 milionë euro. Në total, 40 për qind e të gjithë buxhetit të viti 2017 të Bashkisë Durrës do të shpenzohet në punët në tre sheshet publike, përfshirë edhe projekti Veliera.

Projekti i Sheshit Veliera u njoftua në prill të viti 2016 nga Kryebashkiaku Dako. Që në fillim të zbatimit, ky projekt përbëri skandal. Emisioni televiziv “Stop” zbuloi se kompania e ndërtimit Everest shpk ka shkarkuar mbetjet e zonës së ndërtimit drejt e në det. Për më shumë, as kompania Everest dhe as Bashkia Durrës nuk kishin leje mjedisore. Kompania Everest u gjobit me 1 milionë lekë.

Render i projektit Veliera

Dyshimi i zakonshëm

Projekti Veliera është projektuar nga firma italiane e arkitekturës Archea Associati e arkitektit të dënuar Marco Casamonti, i cili ka projektuar edhe stadiumin “Arena Kombëtare”, një tjetër pronë e patundshme e përfshirë nga skandale.

Tenderi i mbikëqyrjes së zbatimit të projektit u fitua nga kompania Erald-G shpk dhe Arkonstudio shpk, me vlerë rreth 182 mijë euro, ose sa 99,6 për qind e buxhetit të caktuar. Në mënyrë të habitshme, gjashtë kompanitë e tjera u skualifikuan. Tenderi korruptiv iu dha kompanisë Everest shpk dhe Fusha shpk, kjo e fundit ka fituar edhe projektin e sheshit Skënderbej, duke fituar tre tenderë publik të njëpasnjëshme. Ashtu si në rasti e projektimit, kompania Everest dhe Fusha fituan vetëm sepse konkurruesit e tjerë u skualifikuan. Ajo çfarë duhet shënuar është se në një tender tjetër, të Bashkisë Tiranë të njoftuar në të njëjtën datë, Everest u skualifikua sepse dështoi të sjellë dëshmi të pagesës së taksave. Më sa duket, Bashkia Durrës nuk u shqetësua për këtë gjë.

Kompania Everest dhe Fusha do të përfitojnë 3,3 milionë euro për punët e tyre, të cilat, ashtu sikurse do t’i përshkruaj më poshtë, do të shkaktojnë dëme të pariparueshme në trashëgiminë kulturore të Durrësit.

Dhunimi i zonës së mbrojtur

Ashtu si në rastin e Gjirokastrës, projekti i rikualifikimit urban kërcënon trashëgiminë kulturore dhe sitet arkeologjike të rëndësishme. Në një pjesë të rëndësishme, projekti Veliera do të prekë zonën e mbrojtur arkeologjike ku nuk mund të ndërhyhet, e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave Numër 237, me datë 23 mars 2011.

Edhe pse VKM-ja lejon rindërtimin e infrastrukturës në këtë zonë të mbrojtur, neni 2 pika 3 qartësisht parashikon se vetëm “ndërtime të lehta” mund të instalon me “ një lartësi maksimale prej 3 metra”. Këto ndërtime duhet të jenë të lëvizshme dhe në asnjë rast të dëmtojnë themelet nëntokësore dhe peizazhin, në mënyrë që të lehtësojnë ruajtjen, paraqitjen, informimin publik, dhe nevoja të tjera të lidhura me aktivitete arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi.

Figura 1 tregon hartën e VKM-së numër 237 mbi një skicë arkitekturore të projektit “Veliera”. Zona ngjyrë rosë është Zona e mbrojtur A. Ngjyra e gjelbër është Zona B, ku ndërtimet lejohen pas një “vëzhgimi intensiv” nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, me anë të “zhurmave arkeologjike ose forma të tjera testimi në varësi të potencialeve të ofruara nga zona dhe me miratimin e Këshillit Kombëtarë të Arkeologjisë”.

Fig. 1: Vizatimi arkeologjik i projektit Veliera dhe zonat e mbrojtura.

Ashtu sikurse duket nga Figura 1, dy shtyllat e “velës” së betonit të cilat janë shumë afër qendrës së qytetit ndodhen Brenda Zonës A, me cepin e tunelit shumë pranë skajit të saj. Për mbajtjen e velës së betonit me sipërfaqe 200 metra katrorë, themelet duhet të jenë veçanërisht të forta. Ndërtimi i tyre, pa asnjë dyshim do të dëmtojë shtresat e nëndheshme të qytetit.

Për më shumë, provat fotografike të marra nga aktivistët e trashëgimisë kulturore, shtresat e nëndheshme të Zonës A janë dëmtuar seriozisht, duke zbuluar shtresat ndërtuese më të vjetra të qytetit, të cilat mbrohen me ligj.

Shtresa e nëndheshme e Zonës A. Burimi: Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, Saimir Kristo.

 

Themelet e Torres Veneciane

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore po përpiqet të rrisë vetëdijen për dëmet e pakthyeshme që po pëson kultura dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Durrësit, si dhe ka kërkuar ndalimin e ndërtimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>