Pasqyra e atentateve kriminale
20 dhjetor 2015:
Dy të rinj u vranë një një atentat me armë ndaj tyre, ndërsa udhëtonin me makinë, në qendër të qytetit të Durrësit. Njëri prej të vrarëve, Ervin Kodra, ishte akuzuar më parë për një vrasje, për plagosje me armë dhe për përfshirje në trafik droge. Nuk ishte dënuar asnjëherë për mungesë provash.
2 janar 2016:
Ish polici Dritan Lorenci u ekzekutua në një atentat profesionist, teksa udhëtonte me makinën e tij në rrugën Lezhë–Durrës. Ai ishte dënuar me 15 vite burg një vrasje të kryer në vitin 2011, por çështja e tij u kthye për rigjykim në shkallën e parë nga Gjykata e Lartë.
6 janar 2016:
Andrea Billa, emigrant shqiptar që jetonte në Spanjë, u vra në Vlorë në një atentat me pistoletë, teksa ecte në këmbë pranë shtëpisë së tij. Policia deklaroi se po e heton vrasjen si larje hesapesh mes bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës.
6-7 janar 2016:
Një person i quajtur Gazmend Çollaku u rrëmbye nga katër persona veshur me uniforma policie, në Durrës. Të nesërmen, ai u gjet i ekzekutuar, pasi ishte torturuar, në një zonë në afërsi të Fushë-Krujës. Çollaku ishtë nën hetim dhe mbikqyrjen e policisë. Ai ishte dënuar më parë për plagosje dhe armë mbajtje pa leje, por ishte liruar nga burgu para se të mbaronte dënimin, për arsye që nuk janë bërë publike.
19 janar:
Një person i quajtur Fatmir Pula u ekzekutua me breshëri automatiku në Nikël të Krujës. Ai ishte person i dyshuar dhe hetuar për vepra penale, por asnjëherë i dënuar.
23 janar:
Një person me emrin Hiqmet Nexhipi u gjend i vrarë me armë në makinën e tij, në qytetin e Vlorës. Ai ishte dënuar më parë për prostitucion në Itali.
3 shkurt:
Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një atentat mafioz, të qëlluar me breshëri automatikë nga jashtë ndërsa gjendeshin brenda një lokali, në qytetin e Elbasanit. Viktimat ishin të lidhur me një seri vrasjesh që kishte shënuar 9 viktima brënda 11 vjetësh. Një prej viktimave ishte arrestuar më parë në Itali për trafik droge, ndërsa një prej të plagosurve u gjykua për një vrasje në vitin 2012, por u lirua për mungesë provash.
Fakte rreth atentateve
- Në pak më shumë se dy muaj në vend kanë ndodhur shtatë atentate mafioze, me 9 viktima dhe po më shumë të plagosur.
- Pothuajse të gjithë ishin persona më aktivitet të njohur kriminal.
- Shumica e viktimave ishin hetuar më parë por ishin liruar nga prokuroria, gjykatat apo administrata e burgjeve para së të kryenin dënimin e plotë.
- Pothuajse të gjitha viktimat kanë qenë të lidhur me trafik droge.
- Të gjitha atentatat kanë qenë të mirëorganizuara dhe efiçente.
- Të gjitha atentatet kanë qenë të egra, me qitje masive nga armë zjarri automatike.
- Të gjitha atentatet, me përjashtim të njërit, janë realizuar nga grupe personash.
- Vetëm një personi i dyshuar për vrasjen e Krujës është vetëdorëzuar në polici. Disa prej atentatoreve të tjerë janë ende në kërkim, ndërsa shumicës prej të tjerëve ende nuk i është zbuluar identiteti.
- Në të gjitha rastet policia ka vepruar me vonesë dhe është shumë larg zbardhjes së tyre.
Katër hamëndësime
Nisur nga kjo seri vrasjesh mafioze dhe rrethanat e tyre mund të hamendësohet se në Shqipëri:
1. Trafiku i drogës dhe aktivitet e tjera kriminale kanë marr një hov të madh.
2. Krimi i organizuar po bëhet më i fuqishëm dhe më i dhunshëm.
3. Policia është krejtësisht e paftë për të zbuluar dhe ndaluar këto trafiqe dhe aktivitet kriminale të lidhura me to.
4. Personat me të shkuar kriminale i rikthehen aktiviteteve kriminale pa asnjë pengesë dhe pa asnjë supervizim nga forcat e sigurisë dhe të rendit publik.