
Rimëkëmbja ekonomike e botës mund të jetë më e shpejt nëse vaksina e Covid-19 do të trajtohej si një e mirë publike, tha të enjten drejtori i Organizatës së Shëndetit (OBSh) Tedros Adhanom.
“Shpërndarja e vaksinës ose ndarja e mjeteve të tjera do të ndihmojë të gjithë botën të rimëkembet.
Rimëkëmbja ekonomike mund të jetë më e shpejt dhe dëmtimi nga Covid-19 mund të jetë më i vogël”, tha ai në një mesazh për të nxitur firmat farmaceutike për të prodhuar sa më shpejt një vaksinë efektive.
Ai i bëri thirrje të gjithë vendeve të bashkohen dhe të punojnë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët kundër koronavirusit.