Rinasi bllokon fluturimin e të dëguarit të BE-së për Kosovë-Serbi Lajçak

Nga Exit News
Rinasi bllokon fluturimin e të dëguarit të BE-së për Kosovë-Serbi Lajçak

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka mundur të arrijë të hënën, 15 qershor, në Prishtinë, sipas axhendës, pasi i është anuluar fluturimi për në Tiranë.

Lajçak duhet të nisej mesditës e së hënës nga Zvicra për në Tiranë dhe më pas do të udhëtonte drejt Prishtinës. Tranziti në Tiranë do të bëhej pasi aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për shkak të pandemisë, ndërsa aeroporti i Rinasit ka nisur prej disa ditësh fluturimet.

Por burime për ABCNews thanë se aeroporti i Rinasit nuk autorizoi uljen e avionit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40. Këto burime sqaruan se autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë leje për fluturimin drejt Rinasit, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje dypalëshe me Zvicrën.

Zyra e BE-së në Kosovë tha se po punon për të gjetur një zgjidhje për të sjellë Lajçakun në Prishtinë të martën, 16 qershor, ditë kur ai duhet të takohet me kryeministrin Hoti.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut që prej emërimit të tij si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>