Pas rënies së komunizmit, shqiptarët fituan të drejtën e pronës. Ky rikthim i nje te drejte themelore prodhoi abuzime per shkak të 50 viteve dhe disa brezash mohim.
Prodhoi edhe kaos urban.
Me letra apo pa letra, në Tiranë u ndërtua kudo ku kishte një vilë, një shtëpi, një truall privat ku mund të ndërtohej.
Nga ndërtimet e vjetra, mbetën veç pallatet e periudhës socialiste, të privatizuara në favor të banorëve, në fillim të viteve 1990. Të shëmtuara, me cilësi të dobët, ato mbulojnë zona të tëra në Tiranë dhe qytete të tjera.
Rizhvillimi i tyre është i nevojshëm për shumë arsye. Rizhvillimin ka vendosur edhe Kryeministri Rama, por edhe kjo politikë e tij duket se ka përfitues kryesor jo publikun apo pronarët, por kompanitë private.
Në fakt, ky plan i tij nuk do të përmbushej dot po të mos kishte qenë për tërmetin e nëntorit 2019. Ndërtesat e kohës së socializmit janë më së shumti të ulta, pak kate, por të shtrira në gjerësi.
Ideja që përqafoi qeveria Rama për rizhvillimin e zonave që ato kanë zënë është e thjeshtë: ngritja e tyre ne lartësi.
Në një pjesë të truallit të shtrirë të zënë prej tyre të ngrihen ndërtesa të larta modern. Në hapësirën që lirohet mund të zhvillohen zona jeshile apo objekte të reja tregtare, sociale apo kulturore.Ky lloj zhvillimi është i kushtueshëm, dhe nuk mund të financohet nga burime publike.
Qeveria zgjodhi të njejtën model si ndërtimet e tjera private:
ndertesat të ndërtohen nga zhvillues privatë, të cilët do të shpërblejnë me apartamente banorët dhe do të shesin të tjerat.
Kjo ide u përfshi në Planin Urban të zhvillimit të Tiranës Tirana 2030, të hartuar nga Stefano Boeri nën përcaktimin rikualifikim i zonave ekzistuese urbane.
Së bashku me to, u parashikua edhe zhvillimi apo transformimi i zonave gjysëm urbane në periferi të Tiranës.
Këto dy grupe u quajtën zona trasformimi. Plani i transformimit të zonave urbane socialiste duket në rregull në letër, por është i vështirë për t’u realizuar në praktikë:
Imagjinoni një pallat të themi 3 katesh me 4 hyrje ku banojnë të themi 30-40 familje, ku secila ka fëmijë apo trashëgimtarë të tjerë.
Gjasat për të arritur marrëveshje dhe për të arritur marrëveshje me leverdi janë të vogla. E vetmja menyre qe ti prishesh dhe rindertosh eshte me udher arbitrar. Ndaj ky plan ngeci.
Deri sa ndodhi tërmeti.
Rindërtimi nga tërmeti hapi një mundësi për realizimin e projekteve të transformimit të Tiranës.
Nisur nga emergjenca që u krijua, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes dhe mbikqyrjes për veprimet e qeverisë, qeveria hartoi një akt-normativ që i jep dorë të lirë që në zonat e rindërtimi të realizojnë çdo lloj ndërtimi dhe zhvillimi pa pengesë nga askush. Madje pa përfillur të drejtat e pronësisë.
Qeveria i ka dhënë vetes me këtë akt normative i jep këto të drejta:
Çdo lloj prokurimi i lidhur me ridnërtimin procedurë të përshpejtuar: pra zbehet konkurenca dhe transparenca.
Zhvillimi i zonave te caktuara, përfshi prishjen dhe ndërtimin, është i detyrueshëm: asnjë pronar, asnjë biznes, askush nuk mund të ndalojë qeverinë të zhvillojë zonën sipas planit të vet: qevrria i ka vënë edhe emër ligjor kësaj të drejte duke e quar: “zhvillim i detyruar”
Akti Normativ lidh rindërtimin me zhvillimim—pra jo thjesht do rindërtohen por do të zhvillohet kudo që vendos qeveria.Akti Normativ ndalon çdo lloj procesi legalizimi dhe detyron personat që banojnë në ndërtime pa leje të largohen dhe dhje ëprfitojnë vetëm trajtim nga programet sociale.
Më e rëndësishmja, shpronësimi i kujtdo që ka pronë private në zonat zhvilimore dhe ose kompensimi me çmimet e shtetit pra çmime minimale. Ose të kompensohen me apartamentit në ndërtesën e te, sërish duke e vlerëuar vlerën e pronës së shpronësuar me cmime qeveritare.
Çdo lloj leje ndërtimi për ridnërtim apo zhvillim do të bëhet me procedura të përshpejtuara që i miraton menjëherë Këhsilli i Minsitrave
Heqjen dorë në mënyrë vullnetare të çdo personi që merr apartament të ri nga pronësia ndaj truallit që kishte më parë, edhe nëse ky truall është më i madh se sa ai që i takon në një ndërtesë të re.
Bashkitë mund të bashkëpunojnë me privatin duke i dhënë troje për ndërtim dhe duke marrë në shkëmbim apartamente në ndërtesën e re.
Në fakt akti normativ e ka shpallur bashkëpunimin me privatin si një rindërtimi dhe zhvillimi do të përfshihen projekte bashkëpunimit publik privat të quajtur “Programi i bashkëpunimit për ndërtime në bashkëpunim me sektorin privat” e ka quajtur akgti normativ.
Pra me me aktin normativ, qeveria i dha të drejtë vetes:
Të prishë çdo ndërtesë që dëshiron;
Të shpronësojë çdo pronar që dëshiron;
Ta zhvillojë zonën në mënyrë të detyrueshme;
Ta bëjë zhvilimin si me para publike ashtu edhe në bashkëpunim me privatët;
Çdo gjë ta bëjë me procedura të posaçme.
Në thelb Akti Normativ i jep të drejtë qeverisë:
Të shkelë të drejtën e pronës.
Të shmang parimin e konkurencës dhe transaprencës, dy pariemt themelore të për procedurat publike.
Qeveria po shfrytëzon tërmetin për të zbatuar plane që nuk do t’i zbatonte dot nëse do të respektonte të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve.