Pavarësisht masave të ndalim-qarkullimit, në disa qytete kanë rinisur punimet për rrugët apo investime të tjera publike.
Me një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama njoftoi se kanë nisur punimet në zonat rurale të Fierit, Elbasanit, Lushnjes, Shkodrës, Konispolit, Borshit e Fushë-Krujës, duke zbatuar këshillat e distancën dhe masat e tjera mbrojtëse.
Qeveria po mendon dhe një plan për të lehtësuar masat ndaluese për lëvizjen e qytetarëve dhe rinisjen e disa bizneseve, duke nisur nga java që vjen. Vendimi do të merret në varësi të numrit të të infektuarve.