Prej ditës së sotme do të nisin fluturimet për emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike.
Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku përmes një konference për shtyp.
Ajo tha se prej ditës së nesërme do të nisin fluturimet për pasagjerët e tjerë. Balluku njoftoi se vaksinat do të mbërrijnë sot në vend.
“Kemi rritur që me një përpjekje gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë vaksinat e konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijën sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar”
Që prej ditës së djeshme fluturimet janë bllokuar për shkak të protestës së kontrollrëve të trafikut ajror.