Rinisin të enjten bisedimet Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Rinisin të enjten bisedimet Kosovë-Serbi

Bisedimet Kosovë-Serbi do të vijojnë të enjten, në 29 tetor, në Bruksel, në nivel ekspertësh.

Kështu kanë raportuar për Radion Evropa e Lirë burime nga Brukseli.

Fillimisht takimi ishte  planifikuar të zhvillohej në fund të shtatorit, por është shtyrë për shkak të pandemisë.

Temat e diskutimeve pritet të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.

Në takim, Kosova do të përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia do të përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Dialogu mes dy vendeve rifilloi në 16 korrik, ku u zhvilluan disa takime si mes zyrtarëve të lartë Hoti dhe Vuçiç, ashtu dhe mes grupeve të ekspertëve.

Por që prej një muaji nuk ka pasur asnjë takim, fillimisht për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe më pas nga refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>