Ritet e Kurban Bajramit do të kryhen nëpër xhami, jo në shesh

Nga Exit News
Ritet e Kurban Bajramit do të kryhen nëpër xhami, jo në shesh

Besimtarët myslimanë do të kryejnë ritet e Kurban Bajramit, të premten, 31 korrik, në xhamitë sipas zonave dhe jo në sheshin Skëndërbej, siç bëhet çdo vit.

Shkak për këtë është bërë pandemia e Covid-19, e cila kufizon grumbullimin e njerëzve.

Në një njoftim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaroi:

‘Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>