Rregulla të reja për të hyrë në Kosovë

Nga Exit News
Rregulla të reja për të hyrë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se cilido person që do të hyjë në Kosovë do të duhet të vetëkarantinohet për 7 ditë. Nga ky rregull përjashtohen personat që kanë një letër nga mjeku se kanë kryer testin Covid-19, në katër ditët e fundit.

Ky rregull vlen për të gjithë shtetasit që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Ministria sqaron se një shpërthimi i ri i virusit me kushtet e spitaleve të Kosovës dhe me mungesën e ndihmës nga “institucionet simotra të Shqipërisë” do të ishte i papërballueshëm. Qeveria e Kosovës, gjithashtu bënë thirrje për solidaritet dhe mirëkuptim:

“Askush nuk duhet ta ndjejë si ndalim për të hyrë në Kosovë, por si kujdes i domosdoshëm ndaj situatës dhe kapaciteteve që i ka Republika e Kosovës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>