Të gjithë pasagjerët që do të përdorin transporti publik do të përdorin maska duke nisur më 15 qershor 2020, lajmëron Ministria e Transportit.
Gjithashtu numri i pasagjerëve do të ulet me 30 përqind, dhe do të ruhet distanca nga njëri-tjetri.
Pavarësisht uljes së numrit të pasagjerëve, kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Rixhin Qosja deklaroi më 27 maj se kompanitë e transportit nuk do të rrisin çmimet.
Në një intervistë për emisionin, Ditë e Re, Qosja pohoi se:
“Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompesojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht.”
Zoti Qosja pohoi se transporti urban do të përshtatet me rregullat e reja, duke ulur numrin e pasagjerëvë nëpër autobusa.
“Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.”
Pak kohë më parë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi dhe se do të ketë rritje të çmimit të biletave deri në 30 për qind, në rast se qeveria nuk ndërhyn për të ulur çmimin e karburantit apo me masa të tjera lehtësuese.