Rrembehen 30 studentë nga grupe të armatosura në Nigeri

Nga Exit News
Rrembehen 30 studentë nga grupe të armatosura në Nigeri

Njerëz të armatosur rrëmbyen të premten rreth 30 studentë në një bastisje brenda një kolegji në veriperëndim të Nigeris, raporton Reuters.

Ky është rrëmbimi i katërt masiv i studentëve që nga dhjetori.

Një bandë e armatosur hyri në Kolegjin Federal të Mekanizimit të Pylltarisë, në periferi të qytetit Kaduna, pranë një akademie ushtarake, rreth orës 23:30 të enjten, tha komisioneri i sigurisë së shtetit Kaduna, Samuel Aruwan.

Pas një telefonate alarmuese, ushtria shpëtoi 180 vetë në orët e para të së premtes, por “rreth 30 studentë, një përzierje burrash dhe grash, ende nuk janë gjetur“, tha ai.

Një ekip i kombinuar i ushtrisë, forcave ajrore, policisë dhe trupave të DSS (Departamenti i Shërbimeve të Shtetit) po kryejnë një operacion për të gjurmuar studentët e zhdukur,” vijoi Aruwan.

Trendi i rrëmbimit nga konviktet filloi nga grupi xhihadist Boko Haram, i cili kapi 270 nxënëse nga një shkollë në Chibok në 2014. Rreth 100 prej tyre nuk janë gjetur kurrë.

Bandat kriminale të armatosura që kërkojnë shpërblim që nga ajo kohë kanë kryer sulme të ngjashme.

Brenda javëve të fundit, 279 nxënëse u liruan pasi u rrëmbyen nga konvikti në Jangebe në shtetin Zamfara të Nigerisë veriperëndimore.

Në shtetin veri-qendror të Nigerisë, 27 djem adoleshentë u lanë të lirë pasi u rrëmbyen nga shkolla e tyre, së bashku me tre personel dhe 12 anëtarë të familjes. Një student u qëllua për vdekje në atë sulm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>