Rreth 4 mijë variante të koronavirusit në të gjithë botën

Nga Exit News
Rreth 4 mijë variante të koronavirusit në të gjithë botën

Bota përballet me rreth 4,000 variante të koronavirusit që shkakton COVID-19, duke kështu nxitur një përpjekje për të përmirësuar vaksinat, raporton Reuters burimet zyrtare britanike, ndërsa studiuesit kanë filluar të eksperimentojnë përzierien e dozave të Pfizer dhe AstraZeneca.

Mijëra variante janë dokumentuar ndërsa virusi vijon të pësojë ndryshime, duke përfshirë të ashtuquajturit variante britanik, afrikano-jugor dhe brazilian që duket se përhapen më shpejt se të tjerët.

Ministri britanik për shpërdarjen e vaksinave, Nadhim Zahawi, tha se nuk ka gjasa që vaksinat aktuale të mos funksionojnë kundër varianteve të reja.

Ai shtoi gjithashtu se “tanni ka rreth 4,000 variante të COVID në të gjithë botën.”

Ndonëse mijëra variante janë shfaqur, vetëm një pakicë shumë e vogël ka të ngjarë të jetë e rëndësishme dhe të ndryshojë virusin në një mënyrë të konsiderueshme, sipas British Medical Journal.

Koronavirusi i ri – i njohur si SARS-CoV-2 – ka vrarë 2.268 milion njerëz në të gjithë botën që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Izraeli aktualisht është shumë më përpara se pjesa tjetër e botës për vaksinimin e popullsisë, pasuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Bahreini, Shtetet e Bashkuara dhe më pas Spanja, Italia dhe Gjermania.

Britania nisi të enjten një provë për të vlerësuar efikasitetin nëse dozat e vaksinave nga Pfizer dhe AstraZeneca kombinohen në një program me dy injektime. Të dhënat e para mbi rezultatet pritet të rreth qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>