Rreth 40 shtete raportojnë rritje të ndjeshme të të infektuarve me Covid

Nga Exit News
Rreth 40 shtete raportojnë rritje të ndjeshme të të infektuarve me Covid

Pothuajse 40 shtete kanë raportuar rritje rekorde të të infektuarve të rinj me koronavirus gjatë kësaj jave, rreth dyfishin e të infektuarve të një javës së kaluar.

Sipas Reuters, numri i rasteve ka ardhur duke u rritur jo vetëm në vendet si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, të cilat prej javësh janë të parët në botë për numrin e lartë të të infektuarve, por dhe në vende si Australi, Japoni, Hong Kong, Bolivi, Sudan, Etiopi, Bullgari, Belgjikë, Uzbekistan dhe Izraeli, ndër të tjera.

Shumë vende, veçanërisht ato ku masat kufizuese ndaj qytetarëve u lehtësuan, po përjetojnë një pik të dytë shpërthimesh.

“Ne nuk do të kthehemi te ‘normalja e vjetër’. Pandemia tashmë ka ndryshuar mënyrën se si ne jetojmë jetën,” tha këtë javë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po kërkojmë nga të gjithë t’i trajtojnë vendimet se ku shkojnë, çfarë bëjnë dhe me kë takohen si vendime për jetën dhe vdekjen – sepse ashtu janë.”

Shtetet e Bashkuara mbeten në vend të parë për numrin më të lartë të të infektuarve me mbi 4,1 milionë raste, dhe duke regjistruar më shumë se 1 mijë viktima në ditë për katër ditë rresht.

Brazili dhe India – për të cilat epidemiologët thonë se ka akoma kohë deri sa të arrijnë pikun – gjithashtu kanë tejkaluar mbi 1 milion të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>