Rreth 7 përqind e popullsisë ka aplikuar për të emigruar në Amerikë

Rreth 7 përqind e popullsisë ka aplikuar për të emigruar në Amerikë

Pothuajse 7 përqind e popullisë së vendit ka aplikuar për llotarinë amerikane në vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, rreth 199 mijë shqiptarë kanë aplikuar ne llotarinë e kartës jeshile të Shteteve të Bashkuara, përmes 100 mijë aplikimeve (në një aplikim përfshihet e gjithë familja).

Këtë vit numri i personave që kanë aplikuar është rritur me 15 përqind. Në krahasim me vitin 2013, kjo shifër është 60 përqind më e lartë.

Për numrin total të aplikimeve, Shqipëria renditet e dyta në Evropë, pas Ukrainës dhe e 15-ta në botë, duke lënë mbrapa vetëm disa vende afrikane dhe ish-republika të Bashkimit Sovjetik me popullsi dhjetra herë më të madhe se e vendit tonë.

Shqipëria renditet në vend të tretë, nga 214 shteteve, për numrin e aplikuesve për 1 mijë banorë. Me 68 aplikues për 1 mijë banorë, Shqipëria ka lënë mbrapa vetëm Sierra Leonen dhe Liberinë.

Vendet e tjera të Ballkanit – Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova – kanë nga 2 deri në 10 aplikantë për 1000 banorë.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>