Rriten infektimet ditore, ulen shtrimet në spitale dhe vdekjet

Nga Exit News
Rriten infektimet ditore, ulen shtrimet në spitale dhe vdekjet

Trefishohet numri i infektimeve ditore javën e parë të gushtit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Në javën e parë të gushti u shënuan 649 raste te reja pozitive me COVID-19, me një mesatare ditore 93 raste pozitive.

Një javë më parë 25 – 31 korrik, infektimet ishin 228, (421 të infektuar më pak), me një mesatare ditore 33 të infektuar.

Ndërsa numri i viktimave mbetet i vogël, 3 humbje jete në 2 javë.

Në dy javët e fundit u shënuan 29 të shtruar.

Incidenca dy javore 25 korrik deri në 7 gusht është 31 raste pozitive për 100.000 banorë.

Raste aktive janë 876, ose 596 të infektuar aktiv më shumë krahasuar me datën 25 korrik.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 47 189 doza vaksinë anticovid për periudhën 31 korrik-06 gusht. Mesatarja e vaksinimeve ditore 6.741 doza.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>