Në vend ka rritje të infektimeve në moshat e reja 15-24 vjeç dhe 25-34 vjeç, njoftoi Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik, të mërkurën.
Mesatarja e të infektuarve është rritur në 1030 të infektuar, shtoi Fico. “Aktualisht 77% e kapaciteteve në 4 spitalet COVID janë të zëna. Në shërbimet e reanimacionit janë 34% të zëna”, shtoi Fico.
Njësoj u shpreh edhe drejtoresha e spitalit Covid1, Najada Como. Ndërsa, Silva Bino tha se analizat e personave të dyshuar si të infektuar me mutacion të virusit janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar.