Rastet e infektimeve shënuan rritje të mërkurën në Itali, ku pas kryerjes së 294 411 testimeve, rezultuan pozitivë 12 074 persona.
369 persona humbën jetën ndërsa 16 519 u shëruan.
Ndërsa numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive ka shënuan një ulje. Rajoni më i prekur nga koronaviursi vijon të jetë Lombardia.
Niveli i infektueshmërisë është rritur në 4.1% nga 3.9% që ishte një ditë më parë.