336 shqiptarë aplikuan për azil gjatë korrikut. Ndërkohë janë refuzuar 736 kërkesa për azil, dhe u pranuan 14 kërkesa për statusin e refugjatit, dhe 17 kërkesa për marrje në mbrojtje. Të dhënat u publikuan nga Zyra Evropiane për Azilkërkuesit.
Ndërsa, 5000 raste të tjera janë pritje gjatë këtij muaji. Të dhënat tregojnë një rritje në krahasim me muajit qershor, me 4 kërkesa më shumë.
28 përqind e kërkesave për azil gjatë muajit korrik janë paraqitur nga shtetas shqiptarë, duke e renditur Shqipërinë të dytën në BE për azilkërkuesit.
Para vendit tonë renditet Rusia me 30 përqind të aplikimeve, dhe në vend të tretë renditet Nigeria me 25 përqind.
Gjatë muajit korrik, 43.000 aplikime u paraqitën pranë shteteve anëtare të BE-së, tre herë më shumë se gjatë muajit maj, por ende më e ulët se nivelet para-COVID-19. Shumica e aplikantëve ishin nga Siria, Afganistani dhe Kolumbia. Rreth 37% e aplikantëve morën mbrojtje nga BE-ja gjatë muajit korrik.
Shqipëria mbetet një nga vendet kryesore në Europë dhe 10 vendet e para në botë për azilkërkuesit në BE.