
Numri i personave që dyshojnë se janë infektuar me Covid-19 dhe telefonojnë urgjencën është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi të premten, se thirrjet janë shtuar me 400-600 në ditë dhe se aktualisht çdo ditë urgjenca merr 2400-2500 telefonata.
Brataj e justifikoi rritjen e telefonavate me lirimin e masave dhe hapjen e bizneseve e administratës publike. Por ai paralajmëron se si numri i të dyshuarve, ashtu dhe numri i të infektuarve pritet të rritet pas dy javësh, për shkak të rihapjes së transportit publik:
“Piku varet nga lirimi i masave. E fundit është transporti publik dhe pas dy javësh mund të kemi pasojat. Mendoj se do të jetë një rritje e lehtë duke parë që transporti publik, nevoja shumë e madhe, është burim infeksioni.”