Rritet numri i të infektuarve ditorë, të paktën 6 pacientë të rinj në Krujë e Berat

Nga Exit News
Rritet numri i të infektuarve ditorë, të paktën 6 pacientë të rinj në Krujë e Berat

Të paktën 6 persona të rinj të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit: 4 në Krujë dhe 2 në Berat.

Të infektuarit e rinj në Krujë janë persona kontakti të punonjësve të dy fasonerive, vatrat kryesore të infektimit me Covid-19 në javët e fundit.

Ndërsa të infektuarit në Berat janë të afërm të pacientëve të rinj të zbuluar ditët e fundit. Një prej tyre është djali i ekonomistes së Ujësjellësit Berat e cila u zbulua se ishte infektuar me Covid-19 më 12 maj. Ndërsa pacientja tjetër e re është bashkëshortja e punonjësit tjetër të Ujësjellësit të infektuar.

Me zbulimin e 6 rasteve të reja, rritet pas 3 ditësh në gjendje të qëndrueshme prej 4 pacientësh, numri i pacientëve ditorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>