Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka bërë që qeveria t’i rikthehet masave kufizuese.
Në 4 qytetet më të mëdhaja, Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi, do të ndalohet plotësisht lëvizja nga e enjtja deri në hënën, ngjashëm me fundjavat e marsit e prillit.
Aktualisht Maqedonia e Veriut ka rreth 2500 të infektuar dhe në ditët e fundit ka pasur më shumë se 100 të infektuar ditorë, kryesisht në qytetet e mëdha.
Propozimin për ritkhimin e karantinës në qytetet kryesore është bërë nga Komisioni I Sëmundjeve Infektive dhe u miratua nga qeveria.