Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi, rasti i parë në Gjermani

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi, rasti i parë në Gjermani

106 persona kanë humbur jetën deri më tani nga koronavirusi ose ndryshe 2019-ncov.

Deri më tani në Kinë, vendi i origjinës së virusit, janë prekur 4515 persona, rreth 40 për qind më shumë se 2 ditë më parë.

Sipas autoriteteve, virusi është shpërndarë në të paktën 16 shtete.

Në Turqi, 12 të prekur nga virusi janë izoluar, 9 prej të cilëve janë kinezë.

Ndërkohë rasti i parë është gjetur dhe në Gjermani, një burrë që jeton në Bavari.

Pas analizave, ai ka rezultuar i prekur nga koronavirusi dhe për këtë është nën mbikëqyrje mjekësore dhe në izolim. Qeveria gjermane po punon për marrjen e 90 qytetarëve të saj që ndodhen në qytetin Wuhan, ku dhe nisi epidemia.

Ndërkohë në Francë, numri i të prekurve është 3. Të tre të prekurit kishin udhëtuar së fundmi në Kinë.

Rreth 800 francezë jetojnë në Wuhan dhe qeveria franceze po përgatit masat për t’i kthyer ata në atdhe.

Të gjithë personat që do të kthehen nga Kina, do të kalojnë 14 ditë në karantinë për të shmangur rrezikun e transmetimit të virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>