Rritet numri i viktimave ditore me Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
Rritet numri i viktimave ditore me Covid-19 në Kosovë

10 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë, në 24 orët e fundit, duke shënuar rritje të viktimave krahasuar me një ditë më parë.

Të dielën, në Kosovë u regjistruan 6 viktima me Covid-19.

Po ashtu, 311 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orë, mes 1.903 të testuarve. Numri it ë infektuarve ditorë është ulur krahasuar me një ditë më parë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se 128 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 51.081.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar në total 58.399 të infektuar, prej të cilëve 1.466 kanë humbur jetën, ndërsa 5.852 pacientë janë ende të infektuar.

Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve, qeveria e Kosovës lehtësoi disa javë më parë masat kufizuese kundër përhapjes së Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>