Rritet numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Rritet numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

14 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke shënuar ditën me më shumë viktima në javët e fundit.

Po ashtu 289 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, mes 1.468 personave të testuar.

Ndërsa 303 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 50.487

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 57.317 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1 1.447 persona kanë humbur jetën, 50.487 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.383.

Ditët e fundit qeveria e Kosovës lehtësoi disa prej masave kufizuese, teksa në vend ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>