Rritet papunësia për të pestin muaj radhazi në BE

Nga Exit News
Rritet papunësia për të pestin muaj radhazi në BE

Papunësia në eurozonë u rrit për të pestën herë radhazi, duke ngritur shqetësimin se programet e mbështetjes ekonomike të qeverive evropiane nuk do të jenë në gjendje të mbajnë bizneset e goditura nga koronavirusi.

Norma e papunësisë është rritur në 8% në 19 vendet e euros, në gusht, nga 7.9 % në Korrik, sipas statistikave zyrtare të raportuara nga Associated Press. 13, 2 milionë persona ishin të papunë dhe ky numër u rrti me 251 mijë.

Ekonomistët presin një rritje edhe më të lartë të papunësisë me mbarimin e programeve të mbështetjes dhe rritjes së infeksioneve në shumë vende, duke ngjallur frikën e nëj mbyllje të dytë, qoftë kjo edhe e pjesshme.

Gjermani, ekonomia më e madhe në eurozonë, ka ende 3,7 milionë persona në ndihmën e papunësisë, dhe e ka shtyre mbështetjen deri në fudn të 2021.

Qeveritë kanë miratuar lehtësira fiskale dhe skema të mbështetjes me kredi dh eme garanci për bizneset, ndërsa Banka Evropiane Qendrore ka miratua 1,35 miliardë euro në formën e blerjes së bondeve me para të reja, deri në mesin e vitit 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>