Japonia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme një-mujore në Tokio dhe tre prefekturat fqinje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi rastet e reja ditore u rritën në shifra rekord prej më shumë se 7 mijë.
Kufizimet do të përqendrohen për të luftuar transmetimin e virusit në bare dhe restorante, të cilat qeveria thotë se janë vendet kryesore të rrezikut.
Kufizimet janë më pak të rrepta sesa ato të vendosura në të gjithë vendin në prill, pasi qeveria kërkon të kufizojë dëmtimin e ekonomisë së tretë më të madhe në botë ndërsa përpiqet të mposhtë virusin një herë e përgjithmonë pasi planifikon të zhvillojë Lojërat Olimpike gjatë verës.
Gjendja e jashtëzakoshme hyn në fuqi të premten. Masat përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe bareve në orën 20:00, banorëve iu kërkohet të shmangin daljet jo urgjente, më shumë punë nga shtëpia dhe kufizimin e turmave në sporte dhe ngjarje të tjera të mëdha në 5,000 njerëz.