Kuba ka regjistruar, në 24 orët e fundit, numrin më të lartë të të infektuarve ditorë që prej fillimit të pandemisë në vend.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se 93 pacientë të rinj janë zbuluar, dhe njoftoi se në kryeqytet, Havana, do ketë kufizime, përfshi dhe mbylljen e plazheve.
Ndërsa 93 raste pozitive në 24 orë mund të konsiderohen si një numëri i lakmueshëm nga vendet ku pandemia është më e ashpër, në Kubë ajo përfaqëson një hap prapa.
Prej disa kohësh, Kuba nuk kishte më asnjë viktimë të infektuar me Covid-19 dhe asnjë të infektuar ditorë.
Si përgjigje ndaj rritjes së të infektuarve, në Havana është mbyllur transporti publik, baret, restorante dhe plazhet.
Në total që prej fillimit të pandemisë, Kuba ka 3046 të infektuar dhe 88 viktima.