Rrjetet e mashtrimit në Ballkanin Perëndimor shënjestruan zgjedhjet federale në Australi

Nga Alice Taylor
Rrjetet e mashtrimit në Ballkanin Perëndimor shënjestruan zgjedhjet federale në Australi

Një raport i ri nga Instituti Australian i Politikave Strategjike ka vënë në dukje se “aktorë të motivuar financiarisht” nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut shënjestruan zgjedhjet federale në Australi në 2019, me lajme të rreme dhe spam në faqet që prodhojnë përmbajtje.

Publikuar sot, raporti “Ndikim me qira: Ekonomia digjitale në hije e Azisë së Paqësorit” informon se si disa operatorë ndërtuan grupe të mëdha në Facebook, në të cilat do të postonin përmbajtje inflamatore islamofobike dhe nacionaliste, në përpjekjet për të nxitur reagime. Grupet më pas mbyteshin me ndërlidhje me uebfaqe jashtë platformës. Çdo klikim në një faqje gjeneronte të ardhura nga reklamat për kë drejtonte operacionet.

Taktika të ngjashme ndiqeshin edhe në Izrael, duke manipuluar dhe monetizuar ndjenjat nacionaliste dhe islamofobike për të fituar para.

Raporti tregon për rastin e Mehreen Faruqi, senatores së parë femër myslimane në Australi, e cila iu nënshtrua “një fushate raciste” që buronte nga 546,000 anëtarët e dhjetë grupeve të përfshira në rrjet.

“Këta aktorë të motivuar financiarisht demonstrojnë se edhe demokracitë e stabilizuara janë të prekshme nga manipulimi, përmes shfrytëzimit të çarjeve në kohezionin e tyre shoqëror,” shkruhet në raport.

Në shtator 2020, një kompani VPN raportoi se Shqipëria ishte një nga burimet kryesore në Evropë për sulme kibernetike. Vendi u rendit i pesti në nivel global, me 11.79% të të gjitha sulmeve në rajon.

Kërcënimi më i madh në pesë vendet kryesuese ishin Kuajt e Trojës dhe Ransomëare, të cilët mund të bëjnë ndryshime në sistemin e pajisjes, duke lënë të hapur derë që hakerat të vjedhim të dhënat personale.

Pastaj në prill të këtij viti, Facebook fshiu 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram, me qendër në Shqipëri. Ky rrjet, të cilin Facebook e përshkroi si një “operacion afatgjatë” dhe një “fushatë mashtrimi”, kishte mbi 121,000 ndjekës bashkarisht.

Gjiganti i mediave sociale drejtoi gishtin tek Mojahedin-e Khalq (MEK), një grup opozitar militant i mërguar nga Irani. “Ferma e trollëve e mirëorganizuar” po shënjestron Iranin, por edhe audiencat e tjera globale.

Individët e përfshirë publikonin përmbajtje të lidhura me MEK në postimet e tyre dhe të tjerëve. Ato përfshinin lidhje me faqet e mediave ndërkombëtare dhe faqet e lidhura me MEK. Facebook zbuloi se flisnin ekskluzivisht për Iranin dhe “vlerësonin në mënyrë rutinore aktivitetin e MEK dhe udhëheqësve të tij dhe kritikonin qeverinë iraniane”.

Këshilli Kombëtar për Rezistencën në Iran, një organizatë që përfshin MEK, lëshoi ​​një deklaratë për mediat duke mohuar se çdo llogari e lidhur me MEK është fshirë. Po ashtu mohuan ekzistenën e një ferme mashtrimi në Shqipëri, të lidhur në çfarëdolloj mënyre me ta .

Në vitin 2019, Exit News vizitoi kompleksin MEK në Manëz, pranë Durrësit. Ju mund të lexoni një përshkrim të vizitës këtu.

Exit News gjithashtu ka zbuluar rrjete të mirëorganizuara të faqeve dhe profileve të rreme që komentojnë në mbështetje të figurave politike, shuajnë zërat kritikat dhe synojnë të ndryshojnë ligjërimin publik, veçanërisht para zgjedhjeve. Një hetim i vazhdueshëm, i nisur në vitin 2019 tregoi se ishin krijuar qindra llogari të rreme në mediat sociale, edhe duke mbështetur figura kundërshtare politike.

Gjetjet u konfirmuan nga sinjalizuesja e Facebook-ut, Sophie Zhang në qershor të 2021.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>