Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rreth situatës së rrugëve në vend dhe thekson se lëvizja e automjeteve të bëhet me zinxhira pasi pavarësisht se reshjet e borës kanë pushuar, temperaturat e ulëta kanë krijuar ngrica.
Në veri të Shqipërisë rekomandohen zinxhirë në rrugët:
Bicaj –Bushtrice, K.Domaj -Draje Rec, Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura e Cerenecit –Klenjë, Qafë Mali-Fierzë.
Në rrugët Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë dhe Ura e Çerenecit-Sterblevë, po punohet për pastrimin e rrugës:
Në Shqipërinë e mesme rekomandohen zinxhirë në rrugët:
Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë dhe K.Zëmblak-Goricë.
Në jug të Shqipërisë rekomandohen zinxhirë në rrugën e Dardhës dhe Qafën e Qarrit.
ARRSH njofton se Voskopja nuk ka nevojë për zinxhirë ndërsa në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.