
“Qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n, ndërsa simetria mes NATO dhe BE po na dëmton ne”. Kështu tha Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, sot gjatë konferencës “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”.
Ai shtoi se “jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria. Shpesh Shqipëria dhe Kosova përmenden edhe për shumicën e popullsisë myslimane. Më shumë sesa nga islami, rajoni përflitet për ndikimin e Rusisë. Ballkani Perëndimor ndodhet përballë sfidave të mëdha.”
Gjatë konferencës foli edhe Gjenerali James L. Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Obama dhe tani drejtuesi i firmës private amerikane të konsulencës për politikën e jashtme, Jones Group International tha se:
“Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”.