Ruçi takon Osmanin: Kosova viktimë dhe jo agresor

Nga Exit News
Ruçi takon Osmanin: Kosova viktimë dhe jo agresor

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u takua të enjten me presidenten në detyrë Vjosa Osmani, e cila ka ardhur për vizitë tre ditore në Tiranë.

Gjatë takimit, Ruçi u shpreh se Kosova nuk ka qenë agresori gjatë luftës së Kosovës por viktima. Ai tha se nuk duhet të lejohet “që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur”.

“UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta”, tha Ruçi gjatë takimit.

Kryetari i Kuvendit tha se dosja e Kosovës nuk duhet të hiqet nga tryeza e SHBA-ve.

“Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirë rajonin dhe Kosovën”, tha Ruçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>