Anëtarja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen ku po punohet për reformën zgjedhore, sepse i konsideroi bisedat si humbje kohe.
“Mbledhja nuk ka përfunduar akoma por kemi dy orë që i shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Mundohen që te fusin në ligj mënyrën e tenderimit. Si do e bëjmë negocimin me shpallje apo pa shpallje?! Unë nuk pres nga kjo tryezë këtë. Nuk kam ardhur të merrem me tendera por për të përfaqësuar atë frymë për të ndryshuar sistemin zgjedhor që i duan sot shqiptarët. – tha Hajdari.
Këshilli Politik po përgatit draftin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së firmosur mes palëve ku theksohet mos-dakordësia për ndryshimin e sistemit zgjedhor.