Rudina Hajdari ndihmon 50 familje në nevojë në Laprakë

Nga Exit News
Rudina Hajdari ndihmon 50 familje në nevojë në Laprakë

Deputetja Rudina Hajdari ka ndihmuar me ushqime 50 familje në Laprakë, zona e saj elektorale.

Hajdari, përmes një statusi në Facebook i bëri thirrje familjeve në nevojë në Laprakë, që t’i shkruajnë nëse kishin nevojë për ndihmë.

Shumë nga familjet nuk kanë asnjë burim të ardhurash pasi kanë humbur punën e tyre ditore, për shkak të masave të kufizimit.

Hajdari është zotuar se do të ndihmojë çdo ditë 5 familje në zonën e Laprakës.

Ajo i ka bërë thirrje kujtdo që mundet të ndihmojë familjet në nevojë në këto kohë kur përveç ushqimeve ato duhet të paguajnë ujin e dritave, të cilat nuk janë shtyrë nga qeveria.

Hajdari është zgjedhur deputete në listën e Partisë Demokratike në vitin 2017 por nuk hoqi dorë nga mandati edhe kur PD vendosi braktisjen e mandatave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>