Me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë, të martën do të transmetohet në kanalin RTSH Film filmi rumun “De ce eu?”/ “Përse unë?”.
Njoftimin e bëri Ambasada Rumune në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale.
“De ce eu?/ Përse unë?” bën pjesë në serinë e filmave të cilat morën pjesë në “Festivalin Antikorrupsion” në Shqipëri. Filmi u vu në dispozicion nga disa nga përfaqësitë diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Tiranë.
Edicionin e këtij viti të “Festivalit të filmit Antikorupsion” zhvillohet në kuadër të “Javës të integritetit” e cila zhvillohet në periudhën 1-9 dhjetor 2020.
Një dhjetori është Dita Kombëtare e Rumanisë që prej vitit 1990. Kjo ditë përfaqëson festimin e Bashkimit të Madh në Alba Iulia, në vitin 1918, kur u votua bashkimi i Transilvanisë me Rumaninë, moment në të cilin u bashkuan të gjithë rumunët ne një shtet dhe realizimi i bashkimit shtet-komb rumun.