Rushaj, PD: Sa herë Rama dështon, të gjithë fajtor, përveç tij dhe qeverisë së dështuar

Nga Exit News
Rushaj, PD: Sa herë Rama dështon, të gjithë fajtor, përveç tij dhe qeverisë së dështuar

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj, në një deklaratë për shtyp të mërkurën, iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama për organizimin e grevës së punëtorëve të Albcontrol.

Rushaj tha se qeveria ka qënë 8 vite përgjegjëse për punëtorët dhe nuk mund të fajësojë opozitën për një grevë.

Ai i quajti akuzat një mashtrim elektoral të Ramës, i cili bën fajtor këdo, përveç tij dhe “qeverisë së tij të dështuar.”

Kur paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë – arsyeja është pandemia.
Kur ai nuk mban dot asnjë premtim – arsyeja është tërmeti.
Kur Shqipëria është në mesin e vendeve me vdekjet më të larta në Europë dhe spitalet po kolapsojnë – arsyeja është se qytetarët nuk janë mjaftueshëm të kujdesshëm dhe të mbrojtur.
Kur Shqipëria gjobitet me një shumë astronomike prej 110 milion euro – arsyeja është pronari i televizionit dhe vetë kanali televiziv.
Kur papunësia arrin kulmin e qindra mijëra të papunëve, Rama shpjegon se kjo vjen për shkakun tonë, vetë qytetarëve shqiptarë që nuk duan të punojnë,” deklaroi Rushaj.

Në fund, ai shtoi se Shqipëria meriton një qeveri dhe një kryeministër që merr përgjegjësi për rezultatet dhe punon për vendin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>