![navalny Rusi, arrestohen mbështetësit e Navalnyt pas protestave](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/navalny.jpg)
Policia ruse ka arrestuar dhjetra mbështetës të liderit opozitar Alexei Navalny, pasi protestuan kundër presidentit Putin dhe kërkuan lirimin e Navalnyt nga burgu.
Protestat nisën të shtunën në rajonin lindor Khabarovsk.
Mes të arrestuarve raportohen të jenë dhe bashkëpunëtorë të afërt të Navalnyt, si avokati dhe zëdhënësja e tij.
Pavarësisht arrestimeve, mbështetësit e Navalnyt kanë organizuar rreth 90 protesta në të gjithë vendin, gjatë së shtunës.
Navalny u kthye në Rusi, pas kurimit për helmim në Gjermani, në 17 janar.
Menjëherë në aeroport ai është pritur nga policia, e cila e ka arrestuar. Ai akuzohet se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht, kur është larguar për në Gjermani për tu kuruar.
Për këtë, gjykata ka vendosur që Navalny të qëndrojnë në paraburgim deri në 15 shkurt.
Vetë Navalny e ka apeluar vendimin e gjykatës.