Rusi, arrestohen mbështetësit e Navalnyt pas protestave

Nga Exit News
Rusi, arrestohen mbështetësit e Navalnyt pas protestave

Policia ruse ka arrestuar dhjetra mbështetës të liderit opozitar Alexei Navalny, pasi protestuan kundër presidentit Putin dhe kërkuan lirimin e Navalnyt nga burgu.

Protestat nisën të shtunën në rajonin lindor Khabarovsk.

Mes të arrestuarve raportohen të jenë dhe bashkëpunëtorë të afërt të Navalnyt, si avokati dhe zëdhënësja e tij.

Pavarësisht arrestimeve, mbështetësit e Navalnyt kanë organizuar rreth 90 protesta në të gjithë vendin, gjatë së shtunës.

Navalny u kthye në Rusi, pas kurimit për helmim në Gjermani, në 17 janar.

Menjëherë në aeroport ai është pritur nga policia, e cila e ka arrestuar. Ai akuzohet se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht, kur është larguar për në Gjermani për tu kuruar.

Për këtë, gjykata ka vendosur që Navalny të qëndrojnë në paraburgim deri në 15 shkurt.

Vetë Navalny e ka apeluar vendimin e gjykatës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>