Vladimir Putin nisi sot mandatin e tij të katërt si President i Rusisë, pas bërjes së betimit zyrtar.
Ceremonia e betimit, e organizuar në një nga sallat e Kremlinit, megjithëse më modeste se ajo e mandatit të kaluar, vinte në pah pushtetin e madh që Putin ka vënë në duart e tij.
Rreth 5000 të ftuar morën pjesë në ceremoni.
Gjatë fjalimit të shkurtër, Vladimir Putin deklaroi se fokusi i mandatit të katërt do jetë në çështjet e brendshme dhe në përmirësimin e ekonomisë së Rusisë.
“Tani do të përdorim të gjitha mundësitë që kemi para së gjithash për zgjidhjen e çështjeve të brendshme dhe më thelbësore të zhvillimit”, tha ai. “Cilësi më e mirë jete, mirëqenie, siguri dhe shëndet për njerëzit, kjo është ajo që është e rëndësishme sot”.
“E kuptoj përgjegjësinë time kolosale. Unë besoj se i gjithë motive i jetës sime është t’i shërbejë Rusisë”,- mbylli fjalën Vladimir Putin.
Vladimir Putin, 65 vjeç, ka qenë në pushtet për 18 vjet, më parë në rolin e kryeministrit e më pas si president. Kundërshtarët politikë e kanë krahasuar pushtetin e tij me sundimin e një cari apo perandori.