Rusia kaloi të dielën shifrën e mbi 5 milion rasteve me Covid-19 qysh prej fillimit të pandemisë, pasi vendi konfirmoi 8951 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas raporteve të mediave lokale, incidenca ditore e COVID-19 u rrit me 0.18% në terma relativë.
Aktualisht, mbi 265 mijë persona janë duke u trajtuar në Rusi, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve kaloi mbi 4.6 milion, me 7 297 pacientë që e morën vetën gjatë ditës së kaluar.
Të shëruarit përbëjnë 92.3% të numrit të përgjithshëm të rasteve, ndwrsa shkalla mesatare e vdekshmërisë, llogaritet rreth 2.37%.
Rusia raportoi 357 të vdekur COVID-19 të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 118 482.