Sa para kanë shpenzuar bashkitë për zbukurimin e qyteteve?

Sa para kanë shpenzuar bashkitë për zbukurimin e qyteteve?

Këtë fundvit, bashkitë kanë nisur më herët se zakonisht zbukurimin e shesheve të qyteteve.

Për shembull në Tiranë, Kryebashkiaku Veliaj ndezi zyrtarisht dritat e pemës në Sheshin Skënderbej që më datë 16 nëntor.

Por sa para kanë shpenzuar disa prej bashkive kryesore në për zbukurimet e qyteteve me rastin e festave të fundvitit?

Nga analiza e tenderëve që bashkitë kanë hapur, bie në sy fakti që bashki më të vogla si ajo e Mallakastrës ka shpenzuar njësoj si bashki më të mëdha si e Vlorës apo Fierit; apo si në rastin e Bashkisë Vorë e cila ka shpenzuar njësoj sa Bashkia Shkodër. Kështu:

Bashkia Vlorë ka hapur tenderin me fond limit rreth 4,8 milionë lekë pa TVSH, rreth 40 mijë euro. Fituesi nuk është shpallur ende.

Bashkia Durrës ka shpenzuar rreth 4,85 milionë lekë pa TVSH, sërish rreth 40 mijë euro. Fitues për këtë tender është shpallur kompania Iceberg Communicaton shpk.

Bashkia Mallakastër, po ashtu ka shpenzuar rreth 4,86 milionë lekë pa TVSH, rreth 40 mijë euro. Fitues për këtë tender është shpallur firma Fled shpk.

Bashkia Fier ka hapur tenderin me vlerë rreth 3,2 milionë lekë pa TVSH, rreth 26 mijë euro, por fituesi nuk është shpallur akoma.

Bashkia Shkodër ka shpenzuar rreth 2,4 milionë lekë pa TVSH, rreth 20 mijë euro. Fitues për këtë tender është shpallur firma Preka shpk.

Bashkia Vorë ka shpenzuar rreth 2.3 milionë lekë pa TVSH, pra rreth 20 mijë euro. Fitues për këtë tender është shpallur firma Sakuli shpk.

Ndërkohë Bashkia Tiranë ka hapur tenderi vetëm për blerjen e fishekzjarreve me vlerë rreth 2,1 milionë lekë, ose rreth 17 mijë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>