‘Safejournalists’, apel diplomatëve të mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e medias në Shqipëri

‘Safejournalists’, apel diplomatëve të mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e medias në Shqipëri

Rrjeti i Safejournalists u ka bërë thirrje organizatave diplomatike në Shqipëri t’i kushtojnë vëmendje “Paketës anti-shpifje” dhe ndikimit të saj në lirinë e medias.

Një seri letrash që ngrisnin shqetësime dhe bënin thirrje për veprim të vendosur iu dërguan Shefit të delegacionit të OSBE-së, Vincenzo del Monaco, ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, Shefit të Misionit të CoE Jutta Gutzkoë dhe Kryetarit në largim të Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçiy.

Letra, e nënshkruar nga shoqatat e gazetarëve nga Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Herzegovina, nxit diplomatët të flasin dhe të ndërmarrin hapa për të dënuar pengesat në mjedisin mediatik në vend.

Ajo fillon me shqetësimin për zgjedhjen e Kreut të ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe anëtarëve të bordit.

“Jemi të shqetësuar për pavarësinë dhe profesionalizmin e dy kandidatëve për Kryetari të AMA-s; të dy kriteret janë thelbësore për lirinë e medias dhe proceset demokratike në Shqipëri,” shkruajnë ata.

Po ashtu, ata shkruajnë për mangësitë në procedurën për përzgjedhjen e tyre, duke përfshirë mungesën e konkurrencës kuptimplotë dhe “të bërë me nxitim brenda Parlamentit aktual”, në mungesë të opozitës, dhe me miratimin e një Parlamenti, mandati i të cilit mbaron së shpejti.

Dy kandidatët e propozuar për rolin janë Armela Krasniqi dhe Alekt Dibra.

Krasniqi aktualisht është Drejtore e Përgjithshëme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, një platformë mediatike në pronësi të shtetit. Mes viteve 2013 dhe 2017, ajo ishte Drejtoreshë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun për zyrën e Kryeministrit Edi Rama. Ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke punuar për Partinë Socialiste në pushtet.

Dihet pak për Dibrën, por është e qartë se nuk ka përvojë gazetareske, pasi nuk  ka shkruar ndonjë artikull apo botuar ndonjë lajm.

Të tjerët që garojnë për pozicionet e bordit përfshijnë gazetaren në Channel 1, Edjona Dervishi, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Engjellush Serjani, piktorin Helidon Haliti, gazetaren me kohë të pjesshme Manjola Tershana, të panjohurin Saimir Aliaj dhe gazetaren e RTSH-së, transmetuesin e shtetit, Joana Allushi.

Safejournalists shprehen se “Kreu i AMA-s dhe anëtarët e bordit duhet të jenë ligjërisht jo-militant dhe të pavarur politikisht”. Për më tepër, ata duhet të propozohen nga parti të ndryshme politike. Sipas sistemit aktual parlamentar, pa opozitë, kjo gjë nuk garantohet.

Ata gjithashtu theksojnë çështjen e ngutshme të “Paketës anti-shpifje”. Projektligji i diskutueshëm do të vërë të gjitha mediat online në Shqipëri nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e AMA-s. Autoriteti do të gëzojë fuqi gjyqësore dhe të vendosë gjoba, pop-up, tërheqje lajmesh dhe masa të tjera, që rrezikojnë të kenë një efekt tronditës në mediat shqiptare.

Ligji u miratua në parlament, u vu nën vetonnga Presidenti dhe më pas u dërgua përsëri në parlament, ku gjendet ende në rendin e ditës, me rrezikun e miratimit në çdo moment.

SafeJournalists vunë në dukje se ligji u kundërshtua nga shoqëria civile, organizatat e medias, rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të mediave dhe u refuzua nga Presidenti dhe Komisioni i Venecias në Qershor 2020. Komisioni i Venecias lëshoi ​​një opinion të ashpër mbi draftin dhe sugjeroi ndryshime të shumta që do të duheshin të miratoheshin, para amendametet të konsideroheshin të kalueshme.

Pasi kanë kaluar mbi 12 muaj, ligji ende nuk është ndryshuar për të përmbushur standardet e kërkuara.

Organizata ka kërkuar reagim nga të gjithë të adresuarit mbi këto probleme dhe i kërkojnë Parlamentit Shqiptar t’i përmbahet standardeve ndërkombëtare të lirisë së medias, përfshirë kriteret e Kopenhagenit mbi lirinë e shprehjes, pjesë e procesit të pranimit në BE.

Për më tepër, gazetarët i kërkojnë diplomatëve të dënonin përpjekjet e zyrtarëve qeveritarë për të ndikuar ose kontrolluar institucione të pavarura mediatike si AMA.

Thirrja vjen pas muajve heshtje nga të njëjtët diplomatë, që më parë kishin protestuar. Midis vitit 2018 dhe fundit të vitit 2020, diplomatët në Tiranë ngritën zërin për ligjin. Ata ishin të qartë  kur shprehën se “Paketa antishpifje” nuk plotësonte standardet ndërkombëtare dhe se, nëse do të miratohej, duhet të respektonte rekomandimet e Komisionit Vencias. Por gjatë vitit 2021, ata heshtën dhe nuk arritën të mbështesnin gazetarët shqiptarë në fushatën e vazhdueshme kundër legjislacionit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>