Anëtari i bandës së Bajrave, Safet Bajri ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, për shpërdorim detyre.
Arsyeja e kallëzimi lidhet me refuzimin nga ana e drejtorit Ismaili për ta transferuar Bajrin nga burgu i Fierit në atë të Reçit.
Sipas Bajrit, vazhdimi i qëndrimit në burgun e Fierit rrezikon jetën e tij.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.
Ai vuan dënimin e tij në burgun e Fierit.