Saimir Tahiri apelon vendimin e Apelit për rihetimin e tij nga e para

Nga Exit News
Saimir Tahiri apelon vendimin e Apelit për rihetimin e tij nga e para

Ish-minitri Saimir Tahiri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili kërkon rihetimin nga e para për të.

Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, vepër për të cilin nuk është akuzuar.Sipas saj prokuroria ka hetuar ish-ministrin Tahiri për përfshirje në organizatë kriminale, gjë që e bën përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga kjo organizatë.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda vetëm për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve, për të cilat prokuroria kishte hetuar dhe akuzuar Tahirin, u rrëzuan.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>