
“E kam bërë detyrën si ministër më mirë nga ata që ishin dhe nga ata që e kanë”.
Kështu u shpreh ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas përfundimit të seancës së sotme. Ai shtoi se është i bindur se ka bërë në çdo hap të duhur gjatë detyrës së tij si ministër.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të shtyjë në 24 qershor vendimin për Tahirin.
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.
Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte kërkuar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.