Saimir Tahiri mbetet nën arrest shtëpie

Saimir Tahiri mbetet nën arrest shtëpie

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurimit me “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke rrëzuar kështu kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës arrest me burg.

Kjo është hera e dytë që gjykata favorizon Tahirin duke miratuar  vetëm masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Saimir Tahiri akuzohet për “ Trafikimin e narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>