Drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian do të takohen më 10 nentor në Bullgari, si pjesë e Procesit të Berlinit, për miratimin e planit për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët, raportoi European Western Balkans.
Komisioi Evropian tha se plani është hartuar, por dokumenti do të jetë gati në nentor, në mënyrë që të miratohet në takimin e Sofies.
“Plani duhet të strukturohet rreth lëvizjes së lirë të njerëzve, të shërbimeve dhe të produkteve, si dhe masa konkrete që do të sjellin përfitime të prekshme për kompanitë dhe qytetarët në rajon. Kjo përfshin reduktimin e barrierave teknike të tregtisë, politikat e investimit, dhe njohja e kualifikieve profesionale në rajon”, tha Komisioni Evropian.
Procesi i Berlinit filloi në 2014. Qëllimi i takimit, i nisur nga Kancelorja Angela Merkel, ishte arritja e një marrëveshje të përbashkët mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura në rajon.